Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Zv.ministri i Ramës romantik si askush, kujton martesën me Edin: Nuk çlirohem dot nga çudia e shtetrrethimit të dasmës sonë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

40430a5cbf2d0166bd717106197a5baf

Toni Gogu, zv.ministër i Drejtësisë ka postuar në profilin e tij në facebook një status ku kujton martesën e tij me baskëshorten, Edin.

Duke kujtuar momentet e martesës së tyre, Gogu thotë që martesa e tij me Edin i kujton filmin “Nusja dhe shtetrrethimi”.

Romantik si askush, ai flet me fjalë të ëmbla për bashkëshorten e tij, duke u shprehur se “bukuria e Edit ka qenë më e fortë se çudia e marrëzisë së atij viti dhe aq e fuqishme sa ka depërtuar dhe ka zbukuruar familjen tonë”.

Postimi i plotë:

Bukuria trime

Të dashur miq, shumë faleminderit për urimet tuaja. Na ngazëllojnë dhe i shtojnë gëzimin ditës sonë të shënuar.

Me Edin u martuam me 24 Gusht 1997. Gjithmonë që përkujtojmë besëlidhjen tonë martesore, më kujtohet filmi “Nusja dhe shtetrrethimi”.

Duhet të kem qenë 6-7 vjeç, kur kam parë filmin, por kujtoj edhe sot forcën tërheqëse të atentatores me vello dhe të aksionit guerrilas.

Sot, 23 vjet më vonë, nuk çlirohem dot nga çudia e shtetrrethimit të dasmës tonë, që u kishte rrëmbyer netëve të gushtit magjinë e dasmave dhe u kishte shtuar aksionin çifteve që përpiqeshin të “çanin rrethimin”.

Sidoqoftë, bukuria trime e shoqes që kam pasur përkrah atë ditë e deri më sot, ka qenë më e fortë se çudia e marrëzisë së atij viti dhe aq e fuqishme sa ka depërtuar dhe ka zbukuruar familjen tonë.

Më 24 Gusht 1997 më ishte bërë jeta film, e nuk e kisha kuptuar @EdiGogu me urtësi të moçme dhe integritet pa cen, me duart e arta dhe gojënmjaltë, me dhembshurinë për më të vegjlit e më të dobëtit, më kishte ndihmuar të ekzekutonim “Unë-in” robërues dhe sëbashku të suleshim drejt lumturisë familjare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img