Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Zv.ministri i Brendshëm bën bilancin: Në dy ditë janë prishur 28 ndërtime pa leje, mbarojmë në fund të qershorit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvendës-ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka thënë se gjatë këtyre dy ditëve në Ksamil dhe në Velipojë janë prishur 28 ndërtime pa leje.

Ai tha në “Open” se shumica janë objekte biznesi në bregdet. Hodaj deklaroi se pjesa dërrmuese janë shtesa anësore, por ka dhe shtesa sipër në kate.

Zyrtari i qeverisë deklaroi se ky operacion do të vijojë deri në fund të qershorit, kur pritet të jetë mbyllur me sukses.

Julian Hodaj: Dy ditët e para janë 28 ndërtime që janë prishur në Ksamil dhe Velipojë. Do të vijojë ky operacion. Shumica janë objekte biznesi, por ka dhe objekte banimi. Ka ndërtime me beton, ka struktura që montohen dhe çmontohen dhe shtesa mbi objekte ekzistuese. Nuk ka shumë volum, vetëm shtesa anësore, këto bien më shumë në sy se sa shtimi i katit. Janë beach-baret, lokalet. Kjo është pjesa dërrmuese. Në Ksamil po verifikohen dhe pretendimet e atyre që kanë kërkuar të mos prishen. Ata që janë prishur janë verifikuar të gjitha dhe më tej është prishur. Brenda 30 qershorit besoj do përfundojë ky proces.

Më shumë

spot_img
spot_img