Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zv/Ministri Besart Kadia përplaset me shefin e kabinetit të Lulzim Bashës për planin ekonomik: Nuk ka për t’u implementuar ndonjëherë, aty mbaje në sirtar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1b6f31662de7e9e3f38d1e234079213d

Plani ekonomik i Partisë Demokratike për mandatin e parë qeveritar pas 25 prillit ka krijuar debat të madh në opinionin publik. 

Në këtë debat është përfshirë zëvendës-ministri i Financave, Besart Kadia, ish-këshilltar i Lulzim Bashës dhe shefit të kabinetit të Bashës, Dorian Teliti.

Nga studio e “Bardh a Zi”, Kadia duke iu referuar planit të PD-së me 5 pika për të ndihmuar biznesin nga pandemia, i tha Telitit që ta mbante në sirtar se nuk ka për t’u implementuar asnjëherë.

“Ti ke bërë një plan me 5 pika, por ekonomia Dorian nuk është partiake apo jo? Nëse do të biesh në këtë grackë, je shumë mirë, ja ku janë pesë pikat e Dorianit…Nga dje isha shumë i mirë, sot ndryshova Dorian. Ja ku janë 5 pikat, nëse ekonomia shqiptare….

Respekto kohën, ja ku janë 5 pikat, mund ta marrësh (i jep fletën me planin me 5 pikat). Dorian mund ta mbash se nuk ka për t’u implementuar ndonjëherë, aty mbaje në sirtar” tha ai.

“Besi mos merr veset e Rilindjes” ishte përgjigja e Telitit.

Në debatin me Telitin për taksat, Bushati tha se vetëm ata që marrin pagë mbi 4 mln lekë të vjetra në muaj mund të votojnë PD-në, pasi 50% e qytetarëve paguajnë zero tatim mbi fitimin për rrogën.

“Sot në Shqipëri 50% e qytetarëve paguajnë zero tatim mbi fitimin për pagën e tyre, vetëm në rroga mbi 4 mln lekë të vjetra në muaj është më e favorshme taksa e PD-së. Të gjitha ata që marrin mbi 4 mln lekë të vjetra në muaj janë të lutur të votojnë PD-në” tha Bushati.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img