Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Zv. Kryeministri Peleshi flet në OKB: Po punohet për zbatimin e një axhende të brendshme të zhvillimit ekonomik

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi mori pjesë dje në Debatin Tematik të Nivelit të Lartë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, i organizuar në Neë York nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Sesionit të 70-të Asamblesë së Përgjithshme, Mogens Lykketoft.

Ky është aktiviteti i parë i nivelit të lartë që zhvillohet që pas miratimit të 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga vendet anëtare të OKB-së në shtator 2015, ku vendet u angazhuan për zbatimin e një agjende transformative për çrrënjosjen e varfërisë, fuqizimin e grave dhe vajzave, zhdukjen e pabarazive, diskriminimit, si dhe ngritjen e shoqërive të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, mospërjashtimin e askujt, shëndetit publik, etj. nëpërmjet zhvillimit të dimensionit social, ekonomik dhe mjedisor.

Në fjalën e tij, Peleshi i kushtoi vëmendje të veçantë rëndësisë që Qeveria shqiptare po i kushton shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi.

Gjithashtu u përqendrua tek nevoja për forcimin e vlerave të shoqërive demokratike, duke synuar rritjen ekonomike në dobi të rritjes së mirëqenies së popullsisë dhe të thellimit të harmonisë sociale. Duke bërë një paraqitje të shkurtër të rrugës së tranzicionit nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria, Peleshi nënvizoi në fjalën e tij domethënien e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, si një ndër kontribuesit kryesorë për një shoqëri paqësore, të drejtë dhe kohezive.

Ai vërejti se, për zhdukjen e pabarazive në vend po punohet për zbatimin e një axhende të brendshme të zhvillimit ekonomik, e cila gjithashtu dëshmon dhe përgjegjësi ndaj mbrojtjes së ambientit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img