Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Zv.kryeministri i Malit të Zi Abazoviç prezanton ligjin anti-mafia, pronat e paligjshme të zyrtarëve i kalojnë shtetit

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka prezantuar sot ligjin anti-mafia për t’i dhënë fund njëherë e mirë pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve, kriminelëve dhe mafiozëve.

“Ligji për origjinën e pasurisë është shumë i qartë dhe hiç ambig. Ky është një ligj sistematik që do të kontribuojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ligji i parë i kësaj natyre, me synimin për t’i dhënë fund pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve, kriminelëve, mafiozëve, zyrtarëve apo qytetarëve që e kanë fituar në kundërshtim me normat ligjore dhe Kushtetutën e Malit të Zi”, tha zv.kryeministri.

Gjatë konferencës për shtyp ai tha se “ky është një ligj kundër pronës, jo i njerëzve”.

“Nëse shëtisni me një Ferrari ose një automjet të blinduar, dikush mund t’ju thotë ju jeni një kriminel dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se ju jeni një kriminel, por nëse ai person nuk mund të provojë se ai me të vërtetë ka bërë paratë për atë makinë, apartament, shtëpi, do të bëhet pronë e Malit të Zi”, u shpreh Abazoviç.

Në disa vende të botës ligje të tilla, sipas tij quhen ligje antimafia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img