Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zv.kryeministri i Letonisë ngushëllon familjarët e Zarife Hasanajt: Do hetohet me kujdes

Shkruar nga Newsbomb

Zëvendës-kryeministri i Letonisë, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, Artis Pabriks ka reaguar për vdekjen e efektives shqiptare dhe plagosjen e major Klodian Tanushit dhe rreshter Julian Kapajt nga shpërthimi i një mine në Letoni.

Pabriks ka shprehur ngushëllimet për familjen e efektives, ndërkohë që bën me dije se ky incident tragjik do të hetohet me kujdes.

"Keqardhja ime më e thellë për të afërmit dhe popullin shqiptar. Ky incident tragjik do të hetohet me kujdes dhe menjëherë!

Ngushëllimet e mia më të thella edhe për të afërmit e ushtarëve shqiptarë të vendosur në Letoni. Incidenti i trajnimit do të hetohet menjëherë", shkruan ministri i Mbrojtjes së Letonisë në Twitter.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll