Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zv.kryeministri i Grubi në Kongresin e PS, mesazh për Ramën: Shqipëria dhe Maqedonia të futen bashkë dhe të pandara në Europë

Shkruar nga Newsbomb
Zv.kryeministri i Grubi në Kongresin e PS, mesazh për Ramën:

Artan Grubi, zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut merr pjesë sot në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, shkruan neësbomb.al. Në nisje të fjalës së tij, ai ka falenderuar kolegët në Tiranë për ftesën dhe ka sjell ato që i quajti "të fala vëllazërore" nga Shkupi.

"Ju falenderoj për ftesën dhe mundësim që të bëhem pjesë e punimeve të Kongresit të PS këtu në Tiranë dhe ju sjell të fala vëllazërore nga kryetari Ali Ahmeti me uratat më të sinqerta për një Kongres të mbarë dhe punime të suksesshme. Gëzohem që na mblodhët në Tiranë gjithë ne nga Kosova, Maqedonia e Veriut, nga Presheva, nga Mali i Zim, nga vendet e rajonit dhe Europa", tha Grubi.

Në fjalën e tij, zv.kryeministri i Maqedonisë i ka dërguar indirekt dhe një mesazh kryeministrit Edi Rama. Artan Grubi është shprehur se Tirana dhe Shkupi duhet të futen në Europë bashkë dhe të pandara. Ndërkohë që Edi Rama dy ditë më parë deklaroi se Shqipëria do kërkoi ndarjen nga Maqedonia në procesin e integrimit.

"Për ne integrimi europian është e vetmja alternativë. Alternativë tjetër nuk ka as BE, përveçëse ta integrojë rajonin urgjentisht. Prespektiva e qartë për anëtarësimin ën BE është e domosdoshme për stabilitetin e rajonit tonë, ndaj dhe zgjerimi duhet të zhvillohet tash, menjëherë dhe pa asnjë vonesë. Sa më shumë që largohet Brukseli, aq më shumë afrohet Moska.

Sa më pak të kemi Europë në Ballkan, aq më shumë krijohet fushëveprim për Rusinë. Ukraina nuk është larg dhe pasojat po i ndjejmë që të gjithë. Solidarizimi i botës demokratike me Ukrainën nënkupton padyshim dhe integrim pa asnjë vonesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bashkë dhe të pandarë, siç e thotë dhe kjo motoja e sotme e Kongresit", shtoi Artan Grubi, zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed