Hapësire reklamuese

Politikë

Zv.kryeministri Braçe reagon për çështjen e detit: Qetësohuni! Nuk na ka pushtuar askush

Shkruar nga Newsbomb
Erion Braçe

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me çështjen e detit, ku thuhet se Greqia do të zgjerohet me 6-12 milje në ujërat që bëjnë pjesë në detin Jon.

Braçe i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të qetësohen, pasi askush nuk e ka pushtuar Shqipërinë dhe askush nuk po merr tokën apo detin.

Ashtu siç bënë me dije dhe ekspertët, zv.shefi i qeverisë tha se kjo është një çështje që i takon konventave ndërkombëtare dhe garantohen e regullohen me ligj.

Reagimi i plotë i Braçes

Qetesohuni!
Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone!

Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, ëhatsapp;
QETESOHUNI!
NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!

Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!

Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme;
Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar;
Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj!

Jemi po te njejtet!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll