Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Zv.drejtori u bë ‘kurban’ se denoncoi skandalin e lirimit të Naser Gashit, ‘heshtje varri’ nga ministria e Brendshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

825cc78e61c94f8cc24aa65c138e14e7

Kanë kaluar tre muaj nga skandali i lirimit të të superkërkuarit Naser Gashi por si për ta thelluar edhe më shumë këtë skandal, ministria e Brendshme ka zgjedhur të heshtë.

 

Naser Gashi rezulton se është dënuar nga Nertin Kosova më 21 shkurt 2013 me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga apeli i krimeve. Lirimi i Naser Gashi që identifikohej në pasaportë me emrin Samir Bula u bë vetëm një ditë pas arrestimit, pra në 18 tetor 2018 nga Prokurorja e Kukësit Rita Gjati.

E ndërsa zv.drejtori i policisë së Kukësit, Shkëlqim Pekola i cili denoncoi skandalin, u bë ‘kurban’ i largimit nga strukturat drejtuese të policisë së shtetit, personave përgjegjës për këtë ‘s’u ka hyrë gjemb në këmbë’.

Çuditërisht askush nuk reagon, e madje as PD-ja e cila është gjithmonë gati për të dalë në selinë blu e për të denoncuar skandalin e rradhës.

Newsbomb.al pyeti përfaqësues nga Partia Demokratike për arsyen e mungesës së  reagimit ndaj këtij skandali, por mesa duket tashmë skandalet nuk janë në “agjendën” e PD e cila po merret me organizimin e protestës së 16 shkurtit në Tiranë.

Media jonë tentoi të marrë edhe një reagim nga ministria e Brendshme por gjithçfarë na thanë është se kur të ketë të reja për këtë çështje, do të na informojnë.

E ndërkohë që PD ka në plan të parë protestës e ministria e Brendshme merret me letra, i superkërkuari Naser Gashi shijon lirinë duke ‘hedhur në erë’ kështu organet e zbatimit të ligjit.

ARRESTIMI DHE LIRIMI

Kontrolli për Naser Gashin ka qenë rutinë nga policia kufitare e Morinës, por në momentin e ndalimit shtetasi i fshehur nën emrin Samir Bula, (emri i vertetë Naser Gashi) ka ofruar për policin e kufirit një shumë të madhe parash në euro, që kapnin vlerën e disa mijërave euro, për të kaluar.

Në këtë moment, polici i kufirit ka dyshuar dhe duke menduar se do ta gjente belaja, e ka ndaluar për verifikime të mëtejshme.

Gazeta “Si”, e cila ka shtënë në dorë dosjen e plotë, publikon edhe dokumentet. Shtetasi i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge, nuk është mbajtur për një kohë të gjatë në Kukës. Edhe pse duhet të ishte tek krimet e rënda, u lirua në datën 18.10.2018 nga Prokurorja e Kukësit Rita Gjati.

Urdhëri i prokurores për lirimin e shtetasit Naser Gashi që identifikohej në pasaportë me emrin Samir Bula u bë vetëm një ditë pas arrestimit, pra në 18 tetor 2018, çka shton dyshimet se eurot që nuk I mori polici i kufirit, janë shumëfishuar në institucione të tjera.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjysëm nga kjo ngjarje, Kontrolli i Brendshëm i ministrisë së Brendshme vazhdon të merret me letra, duke deklaruar se po hetojnë: por fakti është i thjeshtë: një i dënuar, u lirua sapo u arrestua nga bashkëpunimi polici-prokurori.

Naser Gashi është dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë me 7 vjet e katër muaj burg. Por edhe pse Naser Gashi ishte dënuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe kjo u verifikua nga gjurmët e gishtave, prokuroria e kukësit e liron pas referimit për falsifikim dokumentash. Kështu i shumëkërkuari u lirua menjëherë pa shpjegim.

Ndërkohë që policia e Kukësit, duhej menjëherë që tia përcillte rastin policisë së Tiranës që të merrej me të shumëkërkuarin, raporton newsbomb.al.

Çështja nuk do të ndalet, sepse kjo ka çuar në shkarkimin të zv.drejtorit të policisë së Kukësit, që siç pretendojnë burimet, ka kërkuar “llogari” për lirimin e shtetasit të shumëkërkuar. Dhe ndërkohë, duket se veprimi ka bërë “pis”, jo vetëm policinë e prokurorinë e Kukësit, por edhe në qarqe më të larta.

 

50750983_640479739704830_757205594733019136_n.jpg

Më shumë

spot_img