Hapësire reklamuese

Showbiz

Zv.drejtori i “Telegraf” vdiq nga sëmundja e rëndë, reperi shqiptar kishte lidhje familjare: Pusho i qetë vëlla, amanetin tënd do ta kryej

Shkruar nga Newsbomb
Zv.drejtori i “Telegraf” vdiq nga sëmundja e rëndë,

Reperi Gjiko ka shkruar disa fjalë të ndjera për zv.drejtorin e gazetës “Telegraf” dhe artistin, Arlind Gjikolli, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Gjiko shkruan se Arlindi ka qenë si një vëlla dhe mentor për të, teksa më tej thekson se se do t’i mbajë premtimet që i ka dhënë dhe amanetin e tij do ta çojë deri në fund.

“Gjikla, po mundona e u bë i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla, shok, mentor aleat o Gjikla jem, shumë sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja nuk e pati aspak të lehte, qetësia jote ia ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjekësia u fasionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne.

Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë, por në parajsë. Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurrë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem. Pusho i qetë vëlla i dashur , e Ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh”, shkruan reperi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll