Hapësire reklamuese

Politikë

Zoto e Mërtiri morën 4 miliardë lekë me falsifikim, SPAK: I nxorën cash nga Shqipëria

Shkruar nga Newsbomb
Zoto e Mërtiri morën 4 miliardë lekë me falsifikim, SPAK: I

Prokuroria e Posaçme ka arritur të zbulojë një skemë të madhe mashtrimi që kanë zhvilluar mes të tjerash biznesmenët e incneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Edhe përse koncesioni arrinte koston e investuar të parashikuar në 128 milionë euro, dy biznesmenët duket se ishin "të pangopur".

"Shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të sajë, të themeluar në Holandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”", thotë SPAK.

Më tej, referuar hetimeve të bëra publike del se dy biznesmenët kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, të cilët janë edhe personat përfitues real të kësaj kontrate koncesionare.

 SPAK: Ministri dhe drejtori i Veliaj bënë gati dokumentet për Zoton dhe Mërtirin

"Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k dhe shoqërinë mëmë në Holandë, me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V”, aktualisht “Geogenix B.V”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi", vijon deklarata.

Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, Klodian Zoto në bashkëpunim me Mirel Mërtirin, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara 409,428,000 lekë, ose 4 miliardë lekë të vjetra. Në këtë skemë, Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k, si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Një pjesë e madhe e këtyre vlerave monetare të siguruara në sajë të mashtrimit, janë tërhequr në cash dhe janë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, që përbëjnë edhe produkt të veprës penale.

Lexo edhe: Akuza ndaj Kokës, Bllako, Tushes dhe të tjerëve: U blenë me para inceneratorin!

"Gjatë hetimit është evidentuar fakti se shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, si akisonerët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, janë personat që kanë përgatitur preventiva të falsifikuara, duke fryrë treguesit në kostot e ndërtimit, të përfshira dhe në studimin e fizibilitetit të paraqitur nga ana e tyre, për fitimin e kontratës koncesionare nr.6597, datë 31.08.2017 me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, përmbyllet njoftimi i SPAK.

// NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese