Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Sht
20 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zotimi i ministrit Ahmetaj: Në pranverën e vitit 2022, çdo gjurmë e tërmetit të 26 Nëntorit do jetë fshirë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d26035b364f86c870f259b253a3baf06

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka thënë me bindje sot se në pranverën e vitit 2022, çdo gjurmë e tërmetit të 26 Nëntorit do të jetë fshirë.

“Në pranverën e vitit 2022 çdo gjurmë e tërmetit të 26 Nëntorit do të jetë fshirë. Shqipëria do të rilindë me një shkollë, shtëpi dhe lagje të re. Do të ketë rilindur edhe tek ato zemra që do të përfitojnë një shtëpi falas, një shkollë të re për fëmijët”, u shpreh ministri, gjatë prezantimit të programit të “Rindërtimit” të PS-së.

Më tej, ministri zbuloi se Qeveria shqiptare ka arritur të tërheqë 100% të granteve të premtuara nga vendet mike në Konferencën e Donatorëve, e zhvilluar një vit më parë.

“Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel mobilizoi një solidaritet të paparë më parë, në vlerën 1.15 miliardë euro. Në çfarë vendi do të kishte ndodhur kjo, nëse miqtë ndërkombëtar nuk do kishin besim te qeveria?! Sot ne kemi arritur të tërheqim 100% të granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve. Kemi një përgëzim për shpejtësinë e tërheqjes së këtyre parive.

Qeveria turke po vijon rindërtimin në Kurbin, një ndërtim spektakolar, BE po vijon rindërtimin e shkollave. Rindërtimi është një program unik, tërësisht social, me në qendër qytetarin. E gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti, në 11 bashki, është një kantier pune. Rindërtimi është programi më i madh i punës në këto 30 vjet, përfitojnë 45 mijë familje”, shtoi ministri Arben Ahmetaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img