Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
21 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Zotimi i Maliqit: Ja çfarë do bëj nëse bëhen zgjedhjet në 30 qershor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

540d14a645c3f59c321707e976656452

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje në datën 30 qershor.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, përballë analistit Arjan Curri, Maliqi u zotua se nëse do të ketë zgjedhje në 30 qershor, atëherë ai në 1 korrik do të djegë mandatin e tij të deputetit.

Deputeti i dalë nga listat e PD dhe i cili nuk pranoi të digjte mandatin e tij, shtoi se edhe nëse do të ketë zgjedhje atëherë ato do të jenë të pavlefshme pasi nuk do të njihen.

Pjesë nga debati:

Curi: Ti nuk je gri, je shumëngjyrësh, je ylber.

Maliqi: Aq më mirë të jesh i lirë.

Curi:Atëherë pse nuk e lini dhe ju mandatin, shpëtoje parlamentin, dorëzoje mandatin.

Maliqi: Nëse djegia ime e mandatit, zgjidh krizën, unë jam dakort. Unë kam kërkuar interperlancë me kryeministrin e Shqipërisë, po pres të bëhet.

Curi: Sherr me Lulzim Bashën, sherr me Edi Ramën, i ka ngelur vetëm Astrit Patozi si parti.

Maliqi: Zgjedhjet do shtyhen, nuk ka. Po ju them, jam në sinkron me ata njerëz dhe mandati kalon edhe në Berat e Kuçovë me ata njerëz që mbështes unë. Nëse ka zgjedhje, unë djeg mandatin. Zgjedhjet nuk do bëhen, do shtyhen’, tha në studion e ‘Zonë e Lirë’ deputeti Maliqi.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img