Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Zoti qoftë me ne”, Viktor Tushaj pranon rezultatin dhe “fajëson” popullin: Është koha të marrë përgjegjësinë e vendimit të tij, uroj të mos vuajmë pasojat katastrofike të këtij vendimi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryesuesi i listës së LSI-së në Lezhë, Viktor Tushaj, ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku ai nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.

Ai ka falenderuar 7416 qytetarët që votuan për LSI-në në qarkun e Lezhës, ndërsa “fajëson” qytetarët që zgjodhën t’i jepnin mandatin e tretë Edi Ramës.

Sipas tij, tani është momenti që populli të marrë përgjegjësinë e vendimit të tij si Sovran i vendit, ndërsa uron që shqiptarët të mos vuajnë pasojat e këtij vendimi.

Postimi i Viktor Tushaj:

Vellezer e motra, mbeshtetes e simpatizante, votues te paepur e miq!

Tani qe perfundoi numerimi i vullnetit tuaj ndjej detyrimin shpirteror qe me perulesi tju falenderoj nga zemra te gjitheve. Pergezoj dhe falenderoj komisioneret, vezhguesit e numeruesit qe e monitoruan, mbrojten dhe numeruan votat tona, falenderoj ekipin e listes, drejtuesit tane politik me gjithe kryesite e partise ne Miredite, Kurbin e Lezhe, por mbi te gjitha doja te falenderoja pa fund 7416 zemrat qe besuan e votuan per ne.

Miq!

Kjo fushate na ballafaqoi me shume nevoja, halle e shqetesime njerzish, na njohu me shume burra fisnike e gra sojnike, me te rinj e te reja energjike e te mencur me te cilet ndertuam nje fryme optimiste per nje shprese te madhe ndryshimi. Nuk mjaftoi asgje perballe makines industriale te pushtetit e cila me kercenime ordinere e shantazhe politike, presione sociale, joshje administrative e sidomos me blerje masive dere me dere e shtepi ne shtepi siguruan pushtetin e tyre. Nje popull i tere qe lengon ne varferi, me taksa te larta e cmime ne stratosfere, me rroga e pensione qesharake, me nje infrastrukture gjysmake qe vret cdo dite jete njerzish, me nje rini qe vetem pret fundin e pandemise per tu larguar nga syte kembet, me nje shendetesi e arsim te deshtuar dhe  bujqesi te falimentuar, me nje turizem folklorik, nje drejtesi te kapur e shtet pa institucione, me korrupsion galopant, skandale te njepasnjeshme e vjedhje stratosferike me parate e termetit, pandemise e koncesioneve, beson dhe voton per here te trete Ramen? Kurre sdo ta kisha besuar. Tani eshte momenti qe populli te marre pergjegjesine e vendimit te tij si sovran i vendit. Uroj me gjithe shpirt qe mos te vuajme pasojat katastrofike te ketij vendimi.

Zoti qofte me ne!


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img