Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Zoti ma çoi sëmundjen e dy lule nuk t’i solla te guri”, Çun Lajçi kujton vajzën e ndjerë për ditëlindje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori Çun Lajçi ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën, në ditëlindjen e saj.

Lajçi në një postim në rrjetet sociale shkruan se për shkak të sumundjes nuk ka shkuar të vizitojë varrin e së bijës.

Aktori është i shtruar në spital, pasi kaloi Covidin, por virusi i ka prekur mushkurinë dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Pulmologjisë.

“A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh ime bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve? Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!”, ka shkruar Lajçi në Facebook.

Kujtojmë që dyshohet se vajza e aktorit humbi jetën nga bidoza.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img