Hapësire reklamuese

Politikë

"Zoti i faltë ata që s'dinë se ç’bëjnë", Balla thumbon Metën nga vendi i shenjtë: Kisha të fal mëkatet shpirtërore, jo ato ligjore

Shkruar nga Newsbomb
"Zoti i faltë ata që s'dinë se

Politikanë dhe qytetarë të shumtë kanë qenë të pranishëm sot në Manastirin e shenjtë të “Shën Joan Vladimirit” në Elbasan. Në vendin e shenjtë ka shkuar edhe presidenti Ilir Meta, i cili është pyetur nga gazetarët lidhur me shkarkimin e tij, duke thënë se lutjet e tij nuk shkuan për këtë çështje.

“Zoti ti fali të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë, dhe i udhëheq të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët”, tha Meta.

Ndërsa deputeti socialist Taulant Balla, duke folur për mediat nga vendi i shenjtë dha një mesazh, ku u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë edhe për të bashkuar krerët e politikës jo vetëm qytetarët. Lidhur me deklaratën e Kreut të Shtetit, Balla sqaroi se nuk kishte dijeni, por nuk e la pa "thumbuar" Metën.

 “Kisha mbi të gjitha zoti fal vetëm mëkatet shpirtërore jo ato ligjore. Nuk e di se çfarë ka thënë presidenti kështu që t’a lemë me kaq”, u shpreh Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu