Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Zoti i drogës" në Itali, del FOTO: Ky është fieraku Elvis Demçe, kontrollonte trafikun e kokainës nga Kolumbia në Marok e Ekuador

Shkruar nga Newsbomb

Personi që shikoni në foto është Elvis Demçe, 36 vjeçari nga Fieri që cilësohet nga mediat në Itali si personi që kontrollonte trafikun e kokainës dhe hashashit në vendin fqinj. Përmes një artikulli të gjatë, publikohen të gjithë lidhjet e Demçes dhe shqiptarëve të tjerë me krerët e karteleve italiane.

"Elvis ka kontakte me Kolumbinë, Marokun dhe Ekuadorin. Dhe ai është i armatosur deri në dhëmbë. Ai punon me 'Ndrangheta', bisedon me kupolën e ushtrisë marokene dhe me "trashëgimtarët e Pablos janë ata të kartelit Medelin", shkruan La Repubblica.

"Elvis Demçe. Lindur në Fier, Shqipëri, më 10 gusht 1986. Me letra ai banon në Velletri, por në fakt jetonte në Romë. Tani ai është në burg në pritje të gjykimit pasi akuzohet se është në krye të bandës së fundit të fuqishme të shqiptarëve me metoda mafioze që vepron në kryeqytet."

Referuar asaj që shkruan media në fjalë, ka një historik të gjerë të fierakut 36 vjeçar dhe rrugën që ai ka ndjekur derisa ka arritur në krye të grupit që merrej me trafikimin dhe shitjen e "të bardhës".

"Me Elvisin, Roma është e përmbytur me tonelata kokaine dhe tym. Të cilat kthehen në paleta parash. Por, në fakt, pasuria nuk mjafton. Ai ka nevojë për gjak. Përpiqet më kot të vrasë Ermal Arapaj. Por nuk i japin kohë. Ai arrestohet.

Dhe, disa muaj më vonë, Europol arrin të marrë në dorë një server të dedikuar të quajtur "Sky Etc", i cili përmban bisedat e koduara të 170 kriminelëve të bindur se ata mund të flasin lirshëm. Ka edhe ato të Elvisit dhe të këputurve të tij.

Janë fotot e viktimave të klanit të sjella në shkurre me armën e drejtuar në kokë, në pritje për të ditur fjalën e fundit të Elvisit dhe për rrjedhojë fatin e tyre të jetës ose vdekjes", thuhet në artikull. Aty është dhe foto e një personi me armë në kokë, në pritje të urdhrit të Elvis Demçes.

Foto ne celularin e Elvis Demçes, ne pritje te urdhrit te tij per ekzekutim

La Repubblica thotë se klani i shqiptarëve në Itali drejtohej fillimisht nga Arben Zogu. Pas rënies së tij, kontrolli i drogës dhe armëve i kaloi shqiptarit tjetër Dorian Petoku pasi 36 vjeç Elvis Demçe nuk ishte gati. Në seknë del dhe një shqiptar tjetër, Ermal Arapaj, të cilin fieraku e do të vdekur.

Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur e pakta 4 vite më parë, në 2018. Elvis Demçe ra në burg për vrasje, por në Gjykatën e Apelit fitoi lirinë. Me pas ai doli më i fuqishëm edhe pas lidhjeve që kishte vendosur me kriminelët italianë.

Por biznesin e vërtetë shqiptarët e bëjnë me drogën. Ata fillojnë duke shfrytëzuar marrëdhëniet me rajonin e Kampanjës. Por ata kërkojnë më shumë prej tyre sesa thjesht kontrollin e tregut. Ata nuk kanë ndërmend të jenë hallka në një zinxhir. Ata duan të menaxhojnë të gjithë tregun, duke u bërë furnizuesit e tij. Dhe prandaj nuk mjafton të garantohet blerja dhe transporti i sasive të mëdha të drogës, duke paguar kështu kokainën 36 ose 34 mijë euro për kilogram", vijon artikulli.

Në fakt, bisedat sekrete të Elvis Demçes tregojnë për madhësinë dhe kalibrin e tij ndërkombëtar: "kivit" e ardhur nga Ekuadori, marrëveshjet me ushtrinë marokene, marrëveshjet me "Gulf Cartel" në Kolumbi dhe kontejnerët e mbushur me drogë që mbërrijnë në port nga Gioia Tauro.

Parate dhe droga, foto te derguara ne serverin sekret “Sky Etc”

Më 20 janar 2021 postohet një sms në chat-in e shqiptarit. Është komunikimi nga kontakti në Marok, "hermano": "Do të shpjegoj pak për t'ju bërë një llogari për nivelin e këtij operacioni - shkruan burri - Ky operacion kontrollohet dhe autorizohet nga kupola ushtarake. Tashmë drejtori i portit dhe tranzitori janë thirrur për të marrë urdhra për trajtimin e kontejnerëve që shkojnë në Gioia Tauro (Nuk do të kontrollohen). Ngarkesat mbërrin në Kalabri. Si dhe ato kolumbiane.

Kjo është një nga bisedat që është zbuluar nga thyerja e një serveri sekret përmes të cilit kriminelët komunikonin me njëri tjetrin.

La Repubblica citon dhe "një peshkaqen të vjetër", Massimo Carminatin "Ata janë fëmijë të shqiptarëve që kanë punuar këtu dhe prandaj e dinë mirë gjuhën, e njohin mirë territorin. Dhe pastaj në krahasim me nëntokën romake ata janë të këqij, domethënë nuk i tremben askujt." /NEWSBOMB.AL

Lexo artikullin e plotë: Droga, recupero crediti, ferocia, arsenali da guerra. Così la malavita albanese si è mangiata Roma

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu