Situata mes Izraelit dhe grupit militant të Xhihad Islamik është përshkallëzuar. Më herët Izraeli bëri me dije se kishin sulmuar disa objekte të grupit militant të Xhihadit Islamik në Gaza.
Ndërkohë, situata vijon të jetë e tensionuar pasi sulmet po vazhdojnë. Në media po bëjnë xhiro disa video ku shihet se si raketat fluturojnë mbi kokat e njerëzve të cilët të frikësuar dëgjohen teksa thonë “Zoti është i madh”.
Izraeli nisi të premten një sulm ajror në Gaza, duke vrarë të paktën tetë persona, përfshi një komandant të grupit militant të Xhihadit Islamik dhe duke plagosur 40 të tjerë.