Hapësire reklamuese

Politikë

"Zoti e ndihmoftë", Edi Rama u përgjigjet deklaratave të Arben Ahmetaj nga arratia

Shkruar nga Newsbomb
"Zoti e ndihmoftë", Edi Rama u përgjigjet deklaratave

"Cili Zot more cili Zot, që Zoti e ndihmoftë." Kështu është shprehur Edi Rama teksa është pyetur mbrëmjen e sotme për deklaratat e bëra kohë më parë nga ish-ministri në kërkim, Arben Ahmetaj. Ky i fundit tha në një intervistë nga arratia se Rama ka porositur emisione kundër shokëve, duke ju referuar bashkëpunëtorëve politikë.

Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të Blendi Fevziut në "Opinion" që kryeministri t'u përgjigjej akuzave të ish-ministrit të tij, Edi Rama nuk pranoi të fliste "për një të kërkuar nga drejtësia".

Blendi Fevziu: Thatë që më akuzon Zoti Berisha, tani del që të akuzon Zoti Ahmetaj.

Edi Rama: Cili Zot more cili Zot, që Zoti e ndihmoftë. Unë fola për akuzat kriminale që i bëhen familjarëve për shkak të luftës politike me mua, nëse të bezdis retorika ime, bëje ti më të mirë. Po si shkon tek familja. Unë këtë gjë nuk e kam bërë. Mund të ketë pasur momente që kam thënë fjalën e fundit…

Blendi Fevziu: A keni koment për akuza e Ahmetajt, që thotë se keni qenë personi që keni porositur shkrime e emisione. Ka qenë njeriu juaj politik. A keni një koment?

Edi Rama: Unë nuk të iki nga pyetja nëse me jep mundësi për t’u përgjigjur. Unë nuk bëj komente për të gjitha çështjet e drejtësisë, imagjinoni të bëj komente për një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Çfarë komenti kërkoni të bëj për një njeri që është në kërkim nga drejtësia? Ore nuk është. Që në kohën e romakëve është ndarë kjo punë. Është një njeri i kërkuar nga drejtësia. Nëse ke interesa të dish në lidhje me trajtimin e temës. Një njeriu në kërkim nga drejtësia nuk i përgjigjem. Fakti që një njeri është në kërkim flet më shumë. Nuk ka pse të jetë në kërkim një person që është në kërkim nga drejtësia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese