Zotat e rremë që po kërcënojnë shqiptarët!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:44 03-07-2020 Zotat e rremë që po kërcënojnë shqiptarët! Kreshnik Osmani

Nga Kreshnik Osmani

Në Shqipëri kanë hyrë aq shumë agjentura të maskuara me petk religjioz dhe janë përhapur aq shumë sekte të dukshme dhe të padukshme fetare sa, e rrezikojnë seriozisht shëndetin mendor të popullatës dhe e kërcënojnë seriozsiht Sigurinë Kombëtare. Këta janë sekte të rrezikshme të cilët shteti i toleron sepse këta vihen në shërbim të politikës në moment të caktuara, nëpërmjet drogimit të masave me lidokainë dhe mpirës religjioz. Duke qenë se pjesa më e madhe e këtyre sekteve kanë prapavija shërbimesh të huaja, ato janë të mirëarmatosura me para dhe me mbështetje të nëndheshme shërbimesh rajonale dhe më gjerë, për të instrumentalizuar ndjenjat religjioze për llogari të agjendave të atyre shërbimeve në konfigurimet e reja socio-kulturore dhe politike të vendit.

Këto sekte (muslimane, te krishtera, protestante, budiste, osho-iste) kanë një organizim tipik masonik dhe koordinojnë me qendrat e tyre natën edhe ditën për llogari të biznesit të madh milionësh dhe miliardësh me religjionin. Religjioni është prej mashave më të përdorura prej shërbimeve dhe ka qenë prej bashkëpunetoreve te tyre me besnikë menjehere pas themelimit te shteteve, republikave dhe renies se perandorive, pasi përpunimi dhe shperlarja e trurit dhe e shpirtit nëpërmjet centrifuges religjioze i vesh kauzat me shenjtëri, duke i bërë ato të përfaqësojnë verdiktin e Zotit dhe kush del jashtë tyre konsiderohet se është duke blasfemuar apo duke kaluar në heretizëm.

Këto sekte kanë nën targetin e tyre shtresat injorante dhe shumë të varfëra ë shoqërisë, pasi përpunimi i proceseve të tyre të të menduarit është më i thjeshtë.

I madhi Zot ka dhënë garanci se ai e ruan fenë me mekanizamt që ka në dispozicion dhe nuk e ka lënë atë në dorë të njerëzve, por trutë e tua të gomarit, nuk i ruan Zoti por duhet t’i ruash vetë sepse Zoti të ka pajisur me tru dhe me intelekt. Kam shkruar prej 15 vitesh për këto rreziqe, unë dhe disa të tjerë, por agjenturat antishqiptare dhe antinjerëzim, te toleruara qellimisht prej politikes mafioze (pushtetit) kanë investuar fuqimisht, që zëra si këto të mos marrin kurrë jehonë dhe loja vazhdon edhe sot, me të njejtën skemë.

Zoti i ruajt shqiptarët prej drogërave të forta të maskuara me cellafonin e fesë!

Zoti i ruajt shqiptarët prej zotave të rinj të rremë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010401010513306
array(1) { ["section"]=> string(48) "zotat-e-rreme-qe-po-kercenojne-shqiptaret-212712" }