Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zoran Zaev shtyn dorëheqjen deri në stabilizimin e vendit

Shkruar nga Newsbomb
Zoran Zaev shtyn dorëheqjen deri në stabilizimin e vendit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbrëmjen e djeshme bëri me dije që do t’a shtyej dorëzimin e dorëheqjes deri në stabilizimin e vendit.

Kjo deklaratë e Zaev vjen në kohën kur opozita maqedonase dhe ajo shqiptare po bëhen gati për votimin e mosbesimit ditën e enjte.

“Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi, Komiteti Qendror i partisë vendosi që të shtyhet dorëheqja. Organet e partisë vendosëm njëzëri shtyrjen e dorëheqjes deri në zgjidhjen e gjendjes në vend. Pas shumë vitesh regjim, shteti është ndërtuar mbi vlera të vërteta demokratike dhe liridashëse me parime të bashkëjetesës. LSDM-ja po ngrihet në lartësinë e asaj detyre dhe do të punojë në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Pero Kostadinov, anëtar i kryesisë të LSDM-së.

Zaev deklaratën e dorëheqjes e pati bërë me 31 tetor konkretisht në raundin e zgjedhjeve lokale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll