Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Zonja më ndoqi me makinë”, flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Livadh: Kërkuan të paguanim për 3 netë, rezervuam 2

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një familje turistësh me fëmijë të vogël denoncuan dje se ditën e shtunën u përballën me terrorin dhe dhunën verbale të pronarëve të një hoteli në Livadh të Himarës, ku kishin rezervuar për të kaluar fundjavën.

Çifti i bashkëshortëve së fundmi kanë treguar se kishin rezervuar përmes “Instagramit” për dy netë, por në përfundim të qëndrimit pronarët kishin kërkuar që ata të paguanin edhe një natë më shumë.

“Ne kishim rezervuar vetëm për dy ditë, pronarja e hotelit kërkoi që të paguanim edhe të shtunën, pra ditën e tretë. Kur u larguam paguam 150 mijë lekë të vjetra. Zonja më ndoqi me makinë teksa po largohesha drejt Himarës. Ajo kishte kontaktuar edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilësve na ka ndjekur deri në komisariatin e Himarës”,  kanë thënë çifti për “Neës 24”.

Pjesa më e tmerrshme e kësaj historie, ishte se së bashku me çiftin ishte dhe fëmija i tyre e cila siç kuptohet qartë në video është tmerruar nga e gjithë kjo histori.

LEXO EDHE: “Mihali 2” në Livadhja/ VIDEO: Çifti largohet nga hoteli një ditë para rezervimit, pronarët i dalin para makinës, vajza e vogël qan e tmerruar

Më shumë

spot_img
spot_img