Nga Françeska Kordalli
Ishte një pasdite marsi, kur u gjenda ulur në zyrën e dekoruar plot shije të Eni Çobanit, avokates dhe juristes së njohur, emri i së cilës jehon nëpër korridoret e drejtësisë. Teksa prisja ardhjen e saj, pasi ndodhej në një nga gjyqet e radhës, mendja ime gumëzhinte nga kurioziteti dhe etja për të mësuar më tepër mbi jetën dhe përvojat juridike të Zonjës Eni.
Pas disa minutash e vetme në zyrë, Eni Çobani hyri në dhomë, me një buzëqeshje mikpritëse më zgjati dorën në shenjë përshëndetje dhe ishte gati për të rrëfyer të pathënat e saj në një intervistë për Revistën Newsbomb.al. Duke u zhytur në bisedën tonë, zonja Eni filloi të rrëfente rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë shqiptare, i cili ka qenë një udhëtim emocionues, plot me sfida dhe momente që e formuan si një avokate, juriste të guximshme dhe të përkushtuar. Me një shkëlqim në sy, ajo ndau dëshirën e babait të saj, pasi ai e kishte pasur ëndërr që të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë. Një ëndërr të cilën nuk e realizoi dot vetë dhe e përcolli te e vogla e tij. “Bab u kry!”, kështu tha Eni me zërin kumbues dhe krenar që dëshira, amaneti, i babait të saj është vendosur në vend dhe sot ajo është një nga figurat më të njohura në sistemin e drejtësisë dhe vijon të ndihmojë çdo ditë, pa u lodhur, të gjithë ata që kanë nevojë për të. “Ky profesion është dashuria e jetës time, që njeriu patjetër e kupton me kalimin e viteve”. Në këtë rrëfim të ndjerë Eni ka rrëfyer për shumëçka, duke nisur nga familja, profesioni dhe deri te akuzat se emisioni “Shihemi në Gjyq” është i përgatitur me skenar. Por, mes tregimeve të betejave ligjore dhe fitoreve në sallat e gjyqit, ajo që më bëri më tepër përshtypje ishte përkushtimi i palëkundur i Enit ndaj klientëve të saj. Me një ndjenjë të thellë dhembshurie, ajo foli për personat e panumërt, jetën e të cilëve e kishte prekur nga afër, historitë e personave të cilët kishin lënë gjurme te ajo. Një prej tyre ka qenë edhe rasti i nënë Vides. Eni ka mësuar se mbështetja njerëzore dhe dëshira për të shërbyer janë thelbi i profesionit të saj dhe se të gjitha rastet për të janë njësoj dhe trajtohen me një përkushtim të madh. Puna, padyshim që ka marrë një pjesë të mirë të jetës së avokates. Angazhimet e përditshme profe- sionale e bëjnë të ndihet borxhlie ndaj familjes, ndaj bashkëshortit, Avenirit dhe ndaj të birit, Aldit. Prej vitesh është lidhur edhe me televizionin duke u bërë dashur padashur pjesë e çdo familje shqiptare përmes emisionit “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare”, Tv Klan. Por si çdo njeri i suksesshëm, Eni ka plane dhe objektiva të qarta.
Cilat janë ëndrrat dhe dëshirat e Enit në sirtar? Çfarë do të bëjë në të ardhmen? Si nis dhe përfundon një ditë për juristen e dashur shqiptare? A ka menduar ndonjëherë të heqë dorë? Ku do të mund ta shohim dhe çfarë mendimi ka për organin e lartë të drejtësisë, SPAK-un? Të gjitha këto mund t’ i mësoni vetëm në këtë rrëfim special për Newsbomb.al.
-Të gjithë ju njohin në kornizat e Zonjës Eni, por si është jeta e Enit si grua, nënë dhe e “zh- veshur” nga pelerina e avokates? Si nis dhe si përfundon një ditë normale për Eni Çobanin?
Sigurisht, është një balancë e vështirë midis detyrave profesionale dhe jetës personale. Përpara punës dhe angazhimeve të tjera patjetër që vjen familja dhe njerëzit e dashur të familjes ndaj të cilëve sigurisht kemi përgjegjësi dhe detyra. Unë jam në një lidhje bashkëshortore me Avenirin prej 27 vitesh, nga e cila kemi një djalë, Aldin, i cili vazhdon studimet e larta Master dhe sigurisht për mua ka qenë angazhimi dhe dashuria më e madhe e jetës sime për të cilin patjetër kam borxhe të vogla le të themi, në kuptimin e kohës. Dashuria ime për të është e pafundme dhe e di që ai është shumë koshient për këtë. Një grua, një nënë, një bashkëshorte e angazhuar në vite, me punë relativisht të vështirë dhe shumë e zënë në kohë, patjetër që ka lënë boshllëqe në jetën familjare, por asnjëherë në detyrat dhe përgjegjësitë. Unë jam një grua që zgjohet shumë herët në mëngjes, pra rreth orës 6 të mëngjesit.........
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 31-të të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!