Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Zogu i Tiranës' del nga 'kafazi', Gjykata vendos ta lërë në 'Arrest Shtëpie'

Shkruar nga Newsbomb
Hermes Nikaj

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si "Zogu i Tiranës" ka lënë qelinë e burgut për të vazhduar dënimin e tij në shtëpi.

Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Tiranës, ndërsa ditën e djeshme Nikaj ka fituar "lirinë" pas 6 muajsh.

Nikaj u vu në pranga disa muaj më parë, pas një hetimi disa mujor, ku u vunë nën hetim disa persona dhe u zbardhën biseda ku bëheshin marrëveshje për marrëdhënie seksuale.

Nga përgjimet dolën dhe emra të personazheve të njohur publik, ndërsa Nikaj ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria.

Hermes Nikaj përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Nga përgjimet dolën edhe emra të personazheve të njohur publik, që ishin pjesë e këtij grupi që shfrytëzonte vajzat e reja për prostitucion.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll