Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri u shkaktua nga qiriri, detaje të reja nga vdekja e 12-vjeçares në Gjirokastër, vajza hyri në tualet për të shpëtuar

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri u shkaktua nga qiriri, detaje të reja nga vdekja e

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme, ku një 12 vjeçare humbi jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Bëhet me dije se shkak i zjarrit që shkrumboi banesën ishte një qiri. Familja kishte ndezur një qiri për të ndriçuar pak shtëpinë, pasi që prej orës 17:00 fshatrat e Dropullit ishin pa energji elektrike.

Burime për media raportojnë se vajza për tu shpëtuar flakëve që kishin kapluar shtëpinë, kishte hyrë në tualet, por tymi ka bërë që 12-vjeçarja të humbë jetën si pasojë e asfiksisë.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, ku si pasojë e flakëve humbi jetën Krisanthi Ndriço dhe mbeti i lënduar si pasojë e flakëve edhe kryefamiljari Irakli Ndrico, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll