Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zjarri u mori jetën babë e bir në Berat, flasin familjarët: Dyshojmë se ka vdekur dhe një person tjetër, ka qenë brenda në shtëpi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fd42887a674606d11f81be0659c6f17c

Familjarët e dy viktimave që shkaktoi zjarri i madh që ra në Berat gjatë natës dhe përfshiu 4 shtëpi në lagjen “Muzakaj”, thonë se dhe një person i tretë mund të ketë humbur jetën.

Viktimat janë babë e bir, Jovan dhe Mateo Vangjeli, respektivisht 61 vjeç dhe 36 vjeç.

Kunata e 61 vjeçarit ka thënë për mediat atje se dhe një person tjetër mund të jetë brenda në shtëpi, i vdekur. “Në orën 12 na thanë që ka rënë zjarr te Xhovani. Nuk e besuam në fillim, por morëm zjarrfikësen. Na thanë që është e vërtetë dhe erdhëm këtu, por s’dimë gjë. Tani në mëngjes po del trupi i Xhovanit. Mendojmë se ka 3 viktima. Xhovanin e kam kunat, vëllain e burrit”, tregon ajo.

Ndërkohë, vëllai i Jovan Vangjelit tha se viktimat përdornin një rezistencë në shtëpi, për të gatuar, dhe dyshon se zjarrin mund ta ketë shkaktuar ajo.

“Banesën e gjetëm vetëm në flakë. Me të dërguar dimë që kanë vdekur 3 veta, Xhovani, Mateo dhe shoku i Mateos. Ça të them unë i shkreti, nuk fla dot. Ata kishin një rezistencë që gatuanin. Dhe them mos ndoshta nga ajo rezistenca”, u shpreh vëllai i Jovan Vangjelit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img