Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Zjarri te grumbullimi i mbetjeve në Fier/ Luan Baçi i kërkon qytetarëve të protestojnë, Subashi: Në 30 gusht merr fund ky problem

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, e ka konsideruar alarmante situatën nga mbetjet në qytet. Në një deklaratë nga vendgrumbullimi i mbeturinave ku ende vazhdojnë flakët, Baçi tha se situata ka dalë jashtë kontrollit.

“Situata është e dukshme tashmë, një situatë vërtet alarmante, e rrezikshme dhe shumë dëmtuese për qytetarët e Fierit. janë ditë të tëra që qyteti i Fierit është në gjendje katastrofike, tym dhe blozë në çdo shtëpi. Qytetarët janë mbyllur brenda. Nuk është situatë për të bërë politikë dhe unë jam plotësisht dakort me këtë madje më vjen keq që çdokush mundet të  thotë që po bëjme politikë me këtë fatkeqësi. Kemi ditë që e ndjekim situatën nga afër, e kemi denoncuar duke ofruar edhe ndihmesën tonë se sim und të zgjidhet. Ka disa ditë që bëhet sikur punohet. Janë me dhjetëra raSte që këtu ka pasur zjarre. Kjo e kësaj here ishte jashtë çdolloj parashikimi dhe ndodh në një situatë që incerneratori korruptiv i Fierit që PD e ka denoncuar ata kanë deklaruar se ata janë gati për të filluar punën që në 25 maj. Duhet të ishin marrë masa për ta pastruar dhe zhbllokuar. Nuk mendoj se do të marrë zgjidhje me 2 mjete që kanë sjellë këtu”, u shpreh ai.

Baçi u ka bërë thirrje qytetarëv të dalin të protestojnë pasi kjo papastërti bie mbi të gjithë qytetarët.  

“U bëj thirrje qytetarëve të Fierit të protestojnë pasi këtu ka erë korrupsion, situatë e lënë pas dore pasi këta janë të babëzitur. Incerneratori i Fierit është një incernerator jo me teknologjinë që duhet dhe nuk mund të vihet në punë. Banorët e zonave janë duke u larguar pasi nuk u shiten produktet nga tymi. I bëj thirrje SPAK menjëherë të nisë hetimet. Kush mban përgjegjësi për 4 ditë rresht tym dhe dëm për qytetarët. Janë qytetarët që duhet të reagojnë pasi kjo papastërsi bie mbi kokat e të majtëve dhe të djathtëve”, u shpreh Baçi.

Ndërkohë për mediat ka eaguar edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili ka thënë se problemi i mbetjeve merr fund në 30 gusht.

“Kemi një vepër të madhe të përfunduar e cila është gati. Nga 30 gushti do të jetë afati maksimal kur ne të mbyllim këtë problem të vjetër të mbetjeve të Fierit. Nëse punohet apo jo, ju e shikoni vetë. Jemi duke punuar non-stop me mjetet e bashkisë. E vetmja zgjidhje në këtë rast është mbyllja me dhera. Sjellja e zjarrfikësve nuk jep zgjidhje. Uji e rindez më shpejt, e vetmja zgjidhje është mbulimi me dhe. Nuk mund të themi me siguri nëse është ndezur nga ndonjë dorë, apo mori flakë vetë. Maksimumi nesër deri pasnesër ne do marrim në dorë situatën. Rruga për te inceneratori duhet bërë. Besoj do të zgjidhet. Pas pak ditësh kjo do të marrë zgjidhje”, tha Subashi.

Më shumë

spot_img