Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri te 'Casa Italia', Meta ngre ALARMIN dhe u bën thirrje institucioneve: Mos qëndroni duarkryq, bëni detyrën tuaj

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri te 'Casa Italia', Meta ngre ALARMIN dhe u bën thirrje

Presidenti Ilir Meta ka ngritur alarmin për zjarrin e madh që ka ndodhur tek "Casa Italia" në Tiranë, ku fatkeqësisht ka mbetur brenda shefi i sigurisë Arjan Sala.

Prej dy ditësh, zjarrfikësit nuk kanë arritur që të bëjnë kontrolle të hollësishme për të gjetur 33-vjeçarin.

Meta u ka bërë thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre.

Presidenti ka thënë që t'u kërkohet ndihmë vendeve të tjera nëse nuk janë mjetet e duhura, por qëndrimi duarkryq sipas tij, është i papranushëm dhe i dënueshëm.

Postimi i plotë:

Alarm për institucionet shtetërore!

Prej pasdites së 24 marsit 2021, një tragjedi e vërtetë po ndodh vetëm 3 km larg nga qendra e Tiranës, në ambientet e një biznesi privat, të përfshirë nga flakët, që ende nuk janë shuar.

Sipas të dhënave paraprake një qytetar, me detyrën Përgjegjës i Sigurisë, dyshohet edhe për një shtetas të dytë, kanë mbetur të bllokuar në magazinat e katit të nëndheshëm, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit llogaritet në shifra tepër të larta.

Duke shpresuar, që kjo ngjarje e rëndë të marrë fund me sa më pak pasoja, u bëj thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre.

T'u kërkohet ndihmë vendeve partnere nëse ne nuk i kemi kapacitet për ta menaxhuar këtë situatë, por qëndrimi duarkryq është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t'i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu