Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri te 'Casa Italia', dalin detaje të reja nga humbja e rojës Arjan Sala, shpëtoi 20 persona por vetë mbeti brenda

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri te 'Casa Italia', dalin detaje të reja nga humbja e

Detaje të reja kanë dalë nga zjarri te një magazinë në "Casa Italia", ku fatkeqësisht njëri nga rojet ka mbetur brenda dhe nuk po gjendet akoma.

Mësohet se roja Arjan Sala ka shkuar tek vatra e zjarrit me bombolën fikse, ndërsa roja tjetër ka dalë për të marrë një bombol tjetër.

Sala ka larguar menjëherë 20 punëtorët që gjendeshin atje, por për fat të keq ka mbetur vetë atje dhe që nga dita e djeshme e deri më tani akoma nuk dihet fati i tij.

Prej 17 orësh forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po mundohen që të shuajnë flakët. Tymi ka mbuluar të gjithë zonën dhe fikja e zjarrit është e vështirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu