Fermerit në Lushnjë i është shkaktuar një dëm shumë i madh. Zjarri i ka djegur të gjithë magazinën me materiale bujqësore në fshatin Zhym.
Ai vetë iu vuri zjarrin disa mbeturinave, por flakët u përhapën në të gjithë magazinën. Janë djegur pompa vaditje e vegla të ndryshme bujqësore. Më pas ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur fikjen e zjarrit.
Ndërkohë zjarri ka përfshirë dhe një sipërfaqe toke në Berat, pranë ish-uzinës së Baterive. Zjarri i qëllimshëm është favorizuar nga era e fortë, duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe, aq sa ka hyrë edhe në një parcelë të mbjellë me ullinj.
Flakët kanë rrezikuar edhe banesat aty pranë, por fatmirësisht zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë duke i vënë nën kontroll.