Flakët e zjarrit mbrëmjen e kësaj të enjte kanë përfshirë disa toka bujqësore në Berat.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e flakëve rrezikohen disa banesa të cilat ndodhen aty pranë.
Dyshohet se zjarri ka filluar pas djegies së mbeturinave ku më pas falë erërave të forta është përhapur me shpejtësi.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilat po luftojnë më flakët dhe neutralizimin e tyre.