Flakët e zjarrit kanë përfshirë paraditen e kësaj të marte ambientet e një servisi në qytetin e Vlorës. Gjithashtu, zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në një banesë aty pranë.
Ngjarja ka ndodhur pas sheshit të Flamurit në Vlorë. Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve. Në mbështetje të tyre janë dhe banroët e zonës.
Priten më tepër detaje në vijim.
Sondazh
Poll