Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri përfshin ndërtesën 3-katëshe në Klos, shpëtojnë mrekullisht familjarët (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një ndërtesë tre katëshe në Patin të Klosit ëhstë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mendohet se flakët kanë filluar në katin e dytë dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë kullën.

Në momentin e zjarrit brenda në banesë ndodheshin 3 pjesëtarë të familjes Çela, që për fat të mirë kanë arritur të dalin jashtë shpejt dhe pa pësuar lëndime.

Ishin banorët e zonës që kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tyre duke përdorur mënyra rrethanore për të shuar zjarrin.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin e flakëve. Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri janë të mëdha.

zjarri-Klos-1.jpeg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll