Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe toke në një fshat në Sarandë i quajtur Shelegar. Zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa ka djegur një sipërfaqe toke me ullinj nga ku është rrezikuar edhe një shtëpi aty pranë.
Ende nuk ka një raportim nga autoritetet përkatëse, por mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri.
Sipërfaqe të mëdha zjarri me ullinj dhe pemë të tjera janë edhe aktualisht duke u djegur. Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, të ndihmuara nga temperaturat dhe era.