Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zjarri në spitalin Covid 3, flet ministrja: Pacientët dhe stafi janë shëndoshë e mirë! Incidenti nuk ka lidhje me pavionet

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shkuar mesditën e kësaj të shtune në ambientet e spitalit Covid 3 në Tiranë, ku një orë më parë ra zjarr. Ajo tha se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar pasi zjarri ka rënë në një zyrë që nuk ka lidhje me pavionet ku janë pacientët.

“Është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, aty ku janë shërbimet mbështetëse, nuk është e lidhur me 3 pavionet e spitalit Covid-3. Dua të siguroj që janë të gjithë shëndosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavioneve, pra në këtë zonë të strukturës së ish-Kirurgjive, ku nuk ofrohet shërbim.  Masat janë marrë në kohë dhe situata është në kontroll”, tha Manastirliu. 

E pyetur për shkakun e kësaj ngjarje, Ministrja Manastirliu u shpreh se organet kompetente po vlerësojnë të gjitha pistat.

"Incidenti ka ndodhur paraditen e sotme, në një dhomë të ambienteve mbështetëse në koridorin hyrës, në mjediset pranë spitalit Covid-3. Stafi mbështetës e ka identifikuar menjëherë dhe gjithçka është shuar në pak kohë. Aktualisht po vlerësohet shkaku i kësaj ngjarje nga organet përkatëse, por puna në spital nuk është cënuar dhe nuk ka patur asnjë rrezikshmëri për personelin dhe pacientët", shtoi ajo.

Zjarri ka rënë në katin e parë të Covid 3 që ndodhet në QSUT në Tiranë. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, në vendngjarje ka shtëllunga tymi dhe forca zjarrfikëse. Në këtë zonë ku ka rënë zjarr mësohet se nuk ka pacientë pasi është një dhomë mjeku.

Kati i parë i këtij pavioni përdoret për zyra për personelin, ndërsa pacientët dhe urgjenca për personat me Covid ndodhen në një ambient tjetër. Shkak paraprak dyshohet se është bërë një ngrohëse elektrike, e cila mund të jetë harruar ndezur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese