
Dita e djeshme ka qenë shumë e vështirë për banorët që kishin shtëpitë e tyre mbi qendrën tregtare “Metropol” që u përfshi nga flakët.
Banorët e pallatit janë shprehur se nuk e dinë se çfarë do ndodhë me banesat e tyre që u përfshinënga flakët.
Një prej banorëve është shprehur se pallati nuk kishte sistem për fikjen e zjarrit, teksa nuk kanë kursyer dhe kritikat për zjarrfikësit duke thënë se shkuan atje me autobotin pa ujë.
“Zjarrfikësja e Lushnjës që i raftë plasja nuk kishin ujë dhe prisnin ato të Fierit. Ishim në banesë. Kemi dalë nëpër shkallë. Çuni ka nxjerrë pleqtë në kurriz. Nëpër shkallë morëm çupën nusen. E kaluam natën te çuni i madh as nuk e dimë se çfarë do të bëhet. Asnjë gjë nuk kishte aty, as sistem alarmi asgjë. Shtëpia nuk jam kam idenë si është”, tha banorja.