Qendra e të moshurave në Kavajë u përfshi nga zjarri ditën e sotme, ndërsa mbeti e lënduar një prej të tyre.
Drejtori i shtëpisë së të moshuarve Neritan Bajaziti, ka deklaruar se një dhomë ku rrinin dy persona me aftësi të kufizuara ka marrë flakë dhe se një prej të moshuarve është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
“Na ka marrë flakë një dhomë aty ku rrinin një person me probleme mendore dhe një person më aftësi të kufizuara. Dhoma ka marrë flakë dhe janë djegur dhe batanijet.
E kemi nisur për të marrë ndihmë mjekësorë në spital, pasi ka pësuar djegie të lehtë në duar dhe flokë”, tha drejtori i shtëpisë së moshuarve për News24.
Pas rënies së zjarrit, zjarrfikësja mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa të moshuarit e tjerë u nxorën me urgjencë jashtë godinës.
Lexo edhe: Bie zjarr në një azil në Kavajë, lëndohet e moshuara që jetonte aty