Hapësire reklamuese

Bota

Zjarri në një klub nate në Tajlandë, humbin jetën 13 persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

Shkruar nga Newsbomb

Të paktën 13 persona u vranë dhe 41 të tjerë u plagosën pas një zjarri që përfshiu një klub nate në provincën Chonburi në Tajlandën juglindore.

Zjarri shpërtheu në orën 1:00. Pamjet që qarkulluan në internet treguan njerëz që iknin nga klubi duke bërtitur, disa me rrobat e tyra në flakë. Ekipet e shpëtimit thonë se materialet e ndezshme në mure mund të kenë përkeqësuar flakët.

Zjarrfikësit luftuan për më shumë se dy orë për të vënë nën kontroll zjarrin, thanë raportet lokale.

Trupat e të vdekurve, katër prej të cilëve ishin gra dhe nëntë burra, u gjetën kryesisht pranë hyrjes dhe në banjo. Të tjerë u gjetën pranë kabinës së DJ-ve.

Shkaku i saktë i zjarrit ende nuk është përcaktuar.

Sondazh

Poll