Një zjarr i madh ka rënë brenda qendrës tregtare “Metropol” në Lushnjë. Prej disa orësh objekti është nën “pushtimin” e flakëe, çka e bën të vështirë që zjarrëfikësit të futen në ndërtesë.
Edhe pse zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën për të shuar zjarrin, flakët janë intensifikkuar duke u përhapur deri në katin e katër dhe të pestë.
Banorët që jetojnë në apartamentet në katet e sipërme të qendrës tregtare janë evakuuar me viç. Bëhet me dije se numri i të evakuuarve deri më tani ka shkuar në 40. Disa nga të evakuuarit janë dërguar në spital. 10 prej tyre ndodhen në terapi observative.
Një nga banorët në spital
Dyshohet se fillimisht zjarri ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në këtë qendër, e cila ka qenë e mbyllur. Më pas flakët janë përhapur në të gjithë qendrën, që sot më shumë se ditët e tjera, për shkak të festave ka qenë e mbipopulluar.
Dyshohet se në banesa mund të ketë persona që kanë mbetur të bllokuar ose të asfiksuar nga tymi. Sipas raportimeve familjarët kanë telefonuar personat që kanë mbetur të bllokuar, por nuk i përgjigjen në telefon.
Zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët për të bërë të mudnur shuarjen e tyre, si dhe nxjerrjen e personave që mund të kenë mbetur të bllokuar.