Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri në Kukës po përhapet në drejtim të fshatrave, dy vatra janë aktive

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri në Kukës po përhapet në drejtim të fshatrave, dy

Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës bën të ditur situatën aktuale të zjarrit në Majën e Rrunës Njësia Administrative Malzi Bashkia Kukës.

Zjarri në vendin e quajtur Laku i Thive është aktiv dhe po ashtu edhe në drejtimin sipër Tunelit Kalimashit me gjithë punën e bërë nuk është bërë e mundur izolimi dhe futja nën kontroll e këtij drejtimi.

Drejtimi i zjarrit i Qafës së Kumbullë po shkon në drejtimin e fshatit Trull Njesia Administrative Surroj, ndërsa zjarri i Majës se Rrunës (laku I Thive) po shkon në drejtim të fshatit Shemri Njesia Administrative Malzi bashkia Kukës.

Për sot janë angazhuar:

12 forca zjarrfikëse

5 punonjës të pyjores

20 forca nga komuniteti.

18 forca ushtarake të DMR-së Kukës dhe një mjet zjarrfikse si dhe forca te emergjences civile te Bashkise Kukes dhe Sherbimit Zjarrefikes te kesaj bashkie.

Pritet edhe ardhja e helikopterit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.