Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Zjarri në Fushë-Arrëz, reagon Prefektura: Jemi në gatishmëri për evakuim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prefektura e Shkodrës ka reaguar sot lidhur me zjarrin në Fushë-Arrëz, duke deklaruar me anë të një njoftimi se situata është e qetë dhe nën kontroll.

Prefektura bën me dije se ata janë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse është e nevojshme evakuimi i banorëve, duke shtuar se nesër pritet dhe ardhja e 30 forcave të tjera ushtarake.

Nga 35, gjatë natës do të jenë 7 forca policie të angazhuara për mbikqyrjen e situatës.

Njoftimi:

Operacioni po drejtohet nga Komisioni i Mbrojtjes Civile Qarku Shkoder.

Forca policie të angazhuara janë rreth 35,ndërkohë gjatë natës do jenë 7 forca policie nga Komisariati Pukë dhe Posta Policisë F.Arrez.

Nga komuniteti janë rreth 50 banorë të zonës.

Nga struktura MZSh në terren të angazhuar rreth 30 forca, 12 nga Bashkia F.Arrez dhe 18 nga Bashkia Pukë dhe 5 mjete MZSh.

Neser priten të vijnë edhe 30 forca të ushtrisë në varësi të situatës.

Pasdite është operuar vetem me mjet ajror, duke ju përgjigjur në menyrë të menjëhershme situatës.

Ndërkohë emergjencat civile Fushë- Arrëz do tē monitorojnë gjatë gjithë natës situatën duke qendruar në gatishmëri edhe për evakuime të mundshme të familjarëve të banesave që mund të rrezikohen.

Vlen të theksohet se aktualisht situata është e qetë dhe nën kontroll.

***

Ndërkohë një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme edhe në Kukës. Mësohet se zjarri ka rënë në mal, në fshatin Surroj.

Vatra vijon të jetë aktive edhe gjatë mbrëmjes. Në pamjet e siguruara nga Abcneës.al shihet tymi që ngrihet në ajër nga pjesa malore.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img