Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, kryebashkiaku Arbana: Punonjësi 57-vjeçar ka marrë djegie të mëdha, është rëndë në spital (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një fabrikë tullash u përfshi nga flakët paraditen e sotme në Maminas. Zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe si pasojë e flakëve tymi i zi përshkoi të gjithë zonën.

Brenda ishin disa punonjës të cilët u evakuuan, por një prej tyre, Besnik Bojaku 57 vjeç mbeti i lënduar nga flakët e mëdha, që shkaktuan dhe shumë dëme materiale.

Ndërkohë për Report tv ka folur dhe kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana i cili tha se një punonjës 57-vjeçar ka mbaetur i lënduar me djegie të mëdha dhe ndodhet rëndë në spital.

Arbana: Po është e vërtetë. Në orët e para të ditës sot një zjarr i madh përfshiu fabrikën e tullave. Morëm lajmin dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe më pas na u bashkuan grupe nga Durrësi dhe Tirana. Për 1 orë e 15 minuta situata ishte në kontroll. Fatkeqësisht kemi një të plagosur, Besnik Bojaku 57 vjeç që punonte në fabrikë prej 5 vitesh ka një djegie të shkallës së tretë dhe ndodhet rëndë në spital në Tiranë. Urojmë të shërohet dhe t’i rikthehet normalitetit.  

Fillimisht flakët shpërthyen në depozitën e gazit dhe më pas në ambientet e tjera. Fabrika do të niste aktivitetin e saj sot dhe investimi i saj ka kushtuar afër 2 milion euro. 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img