Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri në fabrikën e sfungjerëve/ Policia: U asfiksuan 2 qytetarë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore  

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri në fabrikën e sfungjerëve/ Policia: U asfiksuan 2

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur pak mëë parë shuarjen e zjarrit që përfshiu sot fabrikën e sfungjerëve në Kombinat.

Fillimisht u raportua se si pasojë e zjarrit një punëtor u asfiksua dhe u dërgua në spital, por Policia e Tiranës bën me dije se nga tymi i shkaktuar nga zjarri, kanë mbetur të asfiksuar 2 punëtorë. Këta të funidt janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit për zjarrin e rënë në një magazinë me materiale sfungjeri, në “Misto Mame”, ju bëjmë me dije se pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Lexo edhe: Video/ Merr flakë fabrika e sfungjerëve në Kombinat, në rrezik bizneset dhe banesat

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu