Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në fshatin Goranxi në Dropull. Mësohet se flakët kanë djegur 5 hektarë pyje dhe 10 hektarë kullota.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin , duke përdorur edhe mjete rrethanore, për shkak të terrenit të vështirë.
Kryebashkiaku i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, ka kërkuar me urgjencë nga Emergjencat Civile në Tiranë, helikopter për shuarjen e zjarrit, pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka.