Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zjarri në Drejtorinë Arsimore në Fier, arrestohet autori hakmarrës që kërkonte të bëhej mësues (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0537a5a66387c60a99150cf1971fb07b

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e sotme në Fier, ku ka marrë flakë kati i dytë i Drejtorisë Arsimore.

Mësohet se autori 33-vjeçar është një burrë që prej kohësh kërkonte të bëhej mësues, por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe ai ka menduar të hakmerret.

Ka hedhur benzinë dhe i ka vënë flakën. Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën.

Njoftimi i policisë

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 33-vjeçar si autor të zjarrvënies në Drejtorinë Arsimore Fier.

Sipas policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale.

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img