Hapësire reklamuese

Politikë

Zjarri merr përmasa të mëdha, Peleshi: Helikopteri i Forcës Ajrore po punon për shuarjen e flakëve në Mirditë, dyshohen të qëllimshme

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri merr përmasa të mëdha, Peleshi: Helikopteri i Forcës

Zjarri në fshatin Bukmirë të Mirditës ka marrë përmasa të mëdha, këtë e konfirmon ministri i Mbrojtes Niko Peleshi.

Ai bën me dije se për shuarjen e flakëve janë angazhuar zjarrfikës nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli. Vetëm pak çaste më parë në zonë ka shkuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Peleshi thotë se zjarret janë të qëllimshme, ndërsa policia është duke punuar për identifikimin e autorëve.

“Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Frocat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme. Policia po punon për identifikimin e tyre dhe sipas ligjit të gjithë autorët do të ndëshkohen”, bën me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll