Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zjarri masiv në një pallat në Tiranë, humb jetën fëmija 3 vjeç, shkak bombola e gazit (Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1719f7dfcf404cd64742f96436faf974

Ka rezultuar tragjik zjarri i rënë në katin e 7 të një pallati në zonën e ‘Unazës së Re’ pranë ‘Astirit’ në Tiranë, në banesën në pronësi të shtetasit Amarildo Nezha.

Një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën, ndërsa janë evakuuar prindërit dhe fëmija tjetër 7 muajsh. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nuk është bërë i mundur shpëtimi i 3 vjeçarit.

Të gjithë banorët e pallatit u evakuuan nga policia për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Policia dyshon se shkak është bërë një bombol gazi dhe zjarri ka nisur nga ballkoni i banesës.

Një banor i pallatit ka deklaruar për News 24 se nuk ishin zjarrfikësit ata që bënë të mundur evakuuimin e 3 personave që ndodheshin brenda banesës në flakë. Sipas banorit, zjarrfikësja u vonua mbi 30 minuta, dhe kanë qenë banorë të tjerë që bënë të mundur largimin nga flakët të familjes Nezha.

Ai thekson se zjarrfikësve u është bërë e ditur se brenda në banesë kishte ende persona, por ata insistonin se ajo ishte bosh. Trupi i pajetë i fëmijës është gjetur në ballkon.

“Kur po ngjisja shkallët, njoftova dhe zjarrfikëset. bashkë me mua ishin dhe dy efektivë, bëmë të pamundur që të shuanim zjarrin. Por zjarrfikësja u vonua mbi 30 minuta, Nuk po them se është faji i zjarrfikëses, por s’ka shërbim ambulator. Moment kur erdhi zjarrfikësja, disa nga familjarët që ishin në pallat ndihmuan çiftin të dilnin. Nuk hipnin mjekët në pallat. Gjysmë ore që të hapeshin tubat e ujit. në momentin kur dolën familjarët, pyetëm se kush do ti transportonte. Çifti u transportua me furgon mallrash, jo me ambulancë. Foshnja është nxjerr nga një banor, dhe është strehuar këtu. Shefi i Policisë thoshte se nuk ka njeri brenda, ne insistuam dhe i thamë se aty kanë njeri brenda. Më pas na thanë se fëmija kishte vdekur. Ishte gjetur në ballkon. Akoma se dimë nëse fëmija ka dalë nga apartamenti apo jo.”, tha banori i zonës, i cili ka qenë dhe dëshmitar okular i ngjarjes.

Situata dramatike përpara se vogëlushi të humbiste jetën, për pak ditë do festonte 4 vjetorin

Më datë 7 shkurt vogëlushi A.Nezha do të festonte 4 vjetorin e lindjes, por jeta e tij u ndërpre shumë shpejtë në tragjedinë e ndodhur sot.

Një bombol gazi që përdorej për gatim në ballkon u bë shkak që e gjithë banesa ku ndodhej vogëlushi, mamaja e tij dhe motra vetëm 7 muajshe të përfshihej me shpejtësi nga flakët. Policia dyshon se një rrjedhje gazi dhe më pas një shkëndijë elektrike kanë shkaktuar flakët.

Rebije Nezha po kujdesej për foshnjen brenda në banesë dhe sapo ka parë flakët e ka nxjerrë atë menjëherë në shkallë. Pavarësisht tentativës ajo nuk ka arritur të nxjerrë prej andej dhe djalin e saj.

Amarildo Nezha, babai i viktimës, ndodhej në një dyqan aty pranë kur ka parë flakët që dilnin nga ballkoni i shtëpisë së tij. Menjëherë është nisur drejt katit të 7 të pallatit, ku brenda banesës ndodhej 3 vjeçari.

Flakët e shumta e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e babait dhe ai së bashku me gruan e tij janë asfiksuar si pasojë e tymit të marrë në mushkëri.

As zjarrfikësit nuk kanë bërë të mundur shpëtimin e vogëlushit, trupi i të cilit u gjet vetëm pas shuarjes së flakëve.

12659717_10153853276863771_1240514307_n.jpg

12659572_10153853276868771_958316834_n.jpg

*Pamje brenda banesës të shkrumbuar nga zjarri

12648125_10208559491448050_1331034244_n.jpg

*Bombola që u bë shkak për zjarrin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img