Një zjarr i madh ka rënë këtë të shtunë në një bllok aparrtamentesh në Parisin qendror.
Flakët u raportuan fillimisht rreth orës 5 të mëngjesit në një ndërtesë të vitit 1970 dhe më pas janë përhapur në shkallët e ndërtesës 6 katëshe.
Mësohet se të paktën 3 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërkohë policia po punon për t’i zbardhur.