Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Zjarri i madh në Babrru, asfiksohet dhëndri i Xhelal Mziut (FOTO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një fabrikë skrapi në zonën e Babrru-së është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Tiranë.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka vendosur parametrat e sigurisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se një person është asfiksuar nga tymi dhe menjëherë është larguar prej aty. Ai është dhëndrri i Xhelal Mziut dhe njëkohësisht pronari i ndërtesës që ka marrë flakë.

Ai është dërguar me ambulancë në spital, fatmirësisht në gjendje të stabilizuar.

Ende nuk bëhet me dije shkaku i rënies së zjarrit në godinë, i cili rrezikon banesat aty pranë, ndërkohë janë evakuuar puntorët e fabrikës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img