Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri hyn sot në Parkun e Llogarasë, flakët "mësyjnë" në terren, por Karaburuni ende "nën ethe"

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri hyn sot në Parkun e Llogarasë, flakët

Zjarri ka mbërritur sot në Parkun e Llogarasë në Vlorë. Flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, e njohur si Gropat e Pirit.

Aktualisht mungon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit, pasi Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë tërhequr.

Ndërsa situata më problematike paraqitet në Karaburun, pasi vijon të jetë aktive një vatër zjarri.

Ditët e fundit disa vatra zjarri janë aktivizuar në Shqipëri, duke shkaktuar dëme të mëdha në zonat pyjore.

Situata më problematike u paraqit në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku në fshatin "Asim Zenel" humbi jetën një banor, i cili po përpiqej të shuante flakët pranë shtëpisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu